OBSH: Afrika Perëndimore çlirohet nga Ebola

Liberia është shpallur e çliruar nga virusi i Ebolës nga Organizata Botërore të Shëndetësisë, sipas të cilës epidemia më e rëndë e verifikuar në vitet e fundit në botë ka marrë fund.

Megjithatë, OBSH ka paralajmëruar se Afrika Perëndimore mund të shohë një ringjallje të virusit, i cili që prej dhjetorit të vitit 2013 u ka marrë jetën mbi 11 mijë personave.

Shefja e OBSH-së, Margaret Chan deklaroi se fundi i epidemisë është një “arritje madhështore”.

“Kjo datë shënon për herë të parë që nga rënia e epidemisë, dy vjet më parë, se që të tre vendet më të prekura, Guinea, Liberia dhe Sierra Leone kanë raportuar zero raste për 42 vitet e fundit”- deklaroi Chan.

 

Share Button