Observatori i të Drejtave të Njeriut kërkon embargo ndaj ushtrisë së Mianmarit

Në prag të fillimit të mbledhjes vjetore të AP të OKB, Observatori i të Drejtave të Njeriut ka kërkuar vendosjen e embargos kundër ushtrisë së Mianmarit nga ana e OKB.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Observatori i të Drejtave të Njeriut sot (të hënën) ka kërkuar nga OKB që të vendosë embargo kundër ushtrisë së Mianmarit për shkak të keqtrajtimeve të kësaj ushtrie ndaj myslimanëve Rohingia. Kjo kërkesë për presion më të madh në Mianmar është bërë në prag të mbledhjes së AP të OKB. Dhuna e ushtrisë dhe budistëve të Mianmarit kundër myslimanëve Rohingya është bërë shkak për shpërnguljen e 400 mijë personave.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, tha se udhëheqësja e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, ka “shansin e fundit” për të ndaluar krizën në vendin e saj, e cila ka bërë që mbi 400,000 myslimanë Rohingya të ikin në Bangladesh. “Pres që udhëheqësja e vendit të jetë në gjendje ta ndryshojë situatën. Ajo e ka shansin, të fundit sipas mendimit tim, për të bërë një gjë të tillë”, tha Guterres për BBC-në./ PT

Share Button