OBI thirrje për presion ndaj Izraelit pas pranimit të rezolutës nga KSv

Organizata e Bashkimit Islamik (OBI), Parlamenti Arab dhe Liga Arabe kanë mirëpritur rezolutën e KS-së e cila i bën thirrje Izraelit të ‘ndalojë menjëherë dhe plotësisht’ aktivitetin e ndërtimeve në tokat palestineze. Ata kanë bërë thirrje për presion ndaj Izraelit për vënien në funksion të kësaj rezolute, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga OBI vendbanimet janë cilësuar si ‘vendbanime kolonizuese’.

Në deklaratë ku vendbanimet citohen si të paligjshme duke iu referuar rezolutës së KS-së dhe ligjeve ndërkombëtare, në vijim i bëhet thirrje faktorit ndërkombëtarë që të rrisë presionin për hedhjen në jetë të kësaj rezolute.

Deklarata të ngjashme kanë ardhur edhe nga Parlamenti Arab, si dhe nga Liga Arabe.

Share Button