OBI përfaqësohet në samitin e Ligës Arabe

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik Jusuf bin Ahmed Al-Uthejmin kryeson një delegacion të nivelit të lartë, i cili do marrë pjesë në punimet e sesionit 18 të zakonshëm, në nivel samiti të Këshillit të Ligës së Shteteve Arabe.

Samiti do të mbahet ne kryeqytetin e Jordanisë, Aman më 29 mars 2017.
Pjesemarrja e delegacionit te OBI-së vjen në kuadër të koordinimit aktual ndërmjet kësaj organizate dhe Ligës Arabe.

Pritet që shefi i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, Al-Uthejmin te mbaje nje fjale drejtuar samitit ku do te shpalose vizionin e organizatës në lidhje me sfidat aktuale me të cilat po përballohet kombi arab dhe ymeti mysliman.

Share Button