OBI – Memorandum bashkëpunimi rreth Shkencave, Teknologjisë dhe Inovaconit

Astana, Kazakistan – Vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam – OBI nënshkruan një memorandum bashkëpunimi në fushën e shkencave, teknologjisë dhe inovacionit për vitin 2026, në samitin me të njëjtën temë të mbajtur në datat 10 dhe 11 shtator 2017 në Astana të Kazakistanit.

Sipas deklaratave të sekretarit të përgjithshëm të të organizatës Jusuf bin Ahmed Al-Uthejmin, samiti i Astanës i organizuar nga OBI, është i pari në llojin e vet, ku nivelet e përfaqësimit të vendeve anëtare është shumë i lartë. Drejtuesit e vendeve anëtare shprehën gjatë samitit mospajtueshmërinë e Islamit me terrorizmin, madje memorandumi në fjalë vjen si rezultat i esencës fetare islame, si fe e mendimit, llogjikës dhe shkencës që synon të clirojë njeriun nga skllavëria e paragjykimeve, imagjinares dhe kotësive, fe e cila thërret në të mesmen e ekuilibruar dhe luftën kundër ekstremizmit, tha Al-Uthejmin.

Përmbajtja e momarandumit
Memorandumi erdhi si rezultat i shqyrtimit të planeve zhvilluese dhe kërkimit shkencor dhe teknologjik të 157 shkencëtarëve dhe ekspertëve nga 20 vende anëtare të OBI-së. Memorandumi paraqet një vizion gjithëpërfshirës të shkencave dhe teknologjisë dhe aspekteve sociale dhe ekonomike të këtyre fushave.

Njëkohësisht përcakton prioritetet dhe orienton politikat e asistencës për vendet anëtare në zhvillimin e standarteve të arsimit, hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë si dhe pakësimin e efekteve të ndryshimeve klimaterike, njëkohësisht përmirësimin e shëndetit, energjisë dhe burimeve të ujërave. Memorandumi përfshin edhe projekte të mëdha shkencore të cilat do implementohen në disa prej vendeve anëtare në kuadër të programeve të OBI-së për të krijuar një ekonomi të fortë të këtyre vendeve, mbështetur mbi industrinë e rëndë. Al-Uthejmin, foli edhe për mundësinë e ofrimit të bursave vecanta në fushën e arsimore, vecanërisht në degët e mjekësisë, inxhinjerisë, teknologjisë dhe informacionit për studentët e dalluar në vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

Samiti i Astanës nxori në dritë fakte të reja mbi investimet mbi kërkimin shkencor dhe teknologjinë në vendet anëtare i cili kap nivele të pakrahasueshme me shifrat e viteve 2000-2010 duke u rritur disa herë nga niveli 0.2% i GDP shënuar në atë përiudhë. Investime makro janë realizuar në fushën e studimit universitar ku 17 universitete të vendeve anëtare janë klasifikuar ndër 400 universitetet më të mira në shkallë botërore.

Share Button