OBI; Çmim Ndërkombëtar për Përpjekjet Mediatike kundër Islamofobisë

Të hënën e ardhshme, mblidhet në Xheda të Arabisë Saudite, komisioni i çmimit ndërkombëtar për mediat dhe gazetarët i Organizatës së Bashkëpunimit Islam.

Çmim, i cili akordohet nga OBI për etikën gazetareske dhe promovuese të vlerave si dialogu, tolerancë dhe harmoni kulturore. Në mbledhjen e konisionit do të përcaktohen kushtet dhe procedurat e mbajtjes së çmimit ndërkombëtar mediatik, shpallur për herë të parë në dhjetorin e 2016, nga kryetari i komisionit të përhershëm për media dhe çështje kulturore, presidenti i Senegalit, Maki Sal.

Sipas burimeve në OBI, ky çmim vjen në zbatim të strategjisë së organizatës më të madhe të vendeve islame për të luftuar islamofobinë. Vendet islame kanë shprehur shqetësim të thellë për aktet raciste dhe anti-islame në rritje në rajone të ndryshme të botës. Akte, në objekt të të cilave janë muslimanët veçanërisht në vendet perëndimore.

 

Share Button