OBI: Bashkëpunimi me organizmat e shoqërisë civile prioritet për zhvillim

Asambleja e përgjithshme e Organizatës së Bashkëpunimit Islamik mbajti dje një takim të grupit të ekspertëve qeveritarë, në godinën e saj qëndrore ne Xheda të Arabisë Saudite. Takimi shqyrtoi projekt listën e përbashkët të bashkëpunimit ndërmjet asamblesë së OBI-së dhe organizatave të shoqërisë civile.

Ambasadori Tarik Bahit, drejtori i departamentit për çështje politike të organizatës, në fjalën e tij drejtuar pjesëmarrësve u shpreh se takimi vjen si zbatim të vendimit të keshillit të ministrave të jashtëm të vitit 2016, në Tashkent. Sipas tij, takimi është tregues i interesimit të vazhdueshëm ndaj shoqërisë civile, të cilat janë kthyer në partnerë realë e të paevitueshëm në realizimin e projekteve zhvilluese, kulturore dhe sociale.

Organizatat kryesore të komunitetit ndërkombëtar, ndër to OKB, kanë krijuar klimë ligjore per zhvillimin e marrëdhënieve të ngushta me organizmat e shoqërisë civile, duke shikuar tek to, partnerin e domosdoshëm për zhvillim.

Share Button