Obama viziton Europën javën e ardhshme

Presidenti Barak Obama do të udhëtojë për në Europë javën e ardhshme në një vizitë që do të përqëndrohet në veprimet ruse në Ukrainë.

Ndalesa e parë e presidentit Obama do të jetë Polonia, e cila kërkon më shumë garanci nga Shtetet e Bashkuara se sa dërgimi i një kontigjenti të vogël të trupave amerikane që u dilsokuan atje në prill.

Gjatë vizitës së tij në Europë Obama do të takohet me presidentin e zgjedhur të Ukrainës.

Presidenti Obama do të shkojë në Bruksel për një takim të udhëheqësve të grupit të shtatë vendeve më të industrializuara, që do të mbahet në vend të takimit të G8-ës që ishte planifikuar të mbahej në qytetin rus të Soçit para se Rusia të përjashtohej për veprimet e saj në Ukrainë.

Ndalesa e fundit është Normandia, ku presidenti amerikan do të përkujtojë 70 vjetorin e fillimit të çlirimit të Europës nga pushtimi nazist.

Edhe Presidenti rus Vladimir Putin do të jetë atje, por nuk është planifikuar ndonjë takim mes dy udhëheqësve.

 

Share Button