Obama: Turqia ka të drejtë të mbrojë territorin e saj

“Turqia ka të drejtë të mbrojë territorin e saj”. Ka qënë kjo deklarata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara, gjatë takimit me homologun e tij, Rexhep Taip Erdogan.

Lideri i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se Washingtoni e mbështet plotësisht vendimin e Ankarasë, që sipas tij u ndërmor për të ruajtur sigurinë e vendit.

“Dua të jem shumë i qartë. Turqia është një vend anëtar i NATO-s dhe ne mbështesim çdo vendim të marrë prej qeverisë, që ka për qëllim mbrojtjen e sovranitetit. Ankaraja ka të drejtë të mbrojë kufinjtë, hapsirën ajrore dhe territorin. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë në kontakt të vazhdueshëm ne lidhje me këtë situatë delicate”- u shpreh Obama.

Më tej, ai bëri thirrje që dy vendet të gjejnë një zgjidhje diplomatike për të evituar përshkallëzimin e tensioneve.

Obama tha se Turqia dheRusia duhet të fokusohen në luftën kundër terrorizmit, pasi sipas tij, objektivi kryesor i fuqive ndërkombëtare në këtë moment, është shkatërrimi i ISIS dhe i organizatave të tjera ekstremiste.

 

Share Button