Obama takohet sot me Merkel

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel do të takohen sot në Uashington, për të biseduar lidhur me situatën në Ukrianë.

Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet dy liderëve, që kur ka filluar kryengritja në Ukrainë dhe që kur Rusia e ka aneksuar territorin Krime të Ukrainës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney, tha se bisedimet do të përqendrohen në dështimin e vazhdueshëm të Rusisë tu nënshtrohet përkushtimeve të saj nga marrëveshja e Gjenevës.

Dje, kancelarja Merkel i ka bërë thirrje presidentit të Rusisë, Vlaidmir Putin, që të ndihmoj në lirimin e 7 vëzhguesve të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që mbahen të rrëmbyer nga separatistët në qytin Sllovjansk në Ukrainë.

Në mesin e këtyre vëzhguesve gjenden edhe katër shtetas gjermanë.

Share Button