Obama takim me Poroshenkon në Poloni

Presidenti Barak Obama do të takohet javën që vjen me presidentin e ardhshëm të Ukrainës për të theksuar angazhimin e Uashingtonit ndaj Evropës lindore, pas aneksimit të Krimesë nga Rusia.

Shtëpia e Bardhë njoftoi takimin me presidentin e ardhshëm Petro Poroshenko, duke thënë se do të mbahet në Varshavë, ku do të zhvillohen ceremonitë me rastin e 25-vjetorit të rënies së regjimit komunist në Poloni.

Vizita katër ditore e Obamës në Evropë do të përfundojë më 6 qershor në Normandi të Francës ku do të shënohet 70 vjetori i operacioneve të forcave aleate.

Presidenti rus Vladimir Putin do të shkojë gjithashtu në Normandi për ceremonitë përkujtimore.

Por Shtëpia e Bardhë bën me dije se Obama nuk ka në plan të takohet drejtpërdrejt me udhëheqësin rus.

 

Share Button