Obama: Poroshenko, zgjedhje e mençur

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, e ka cilësuar presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko, si zgjedhje të mençur për të udhëhequr Ukrainën, gjatë krizës në lindje.

Pas takimit me Poroshenkon në Varshavë, Obama ka thënë para gazetareve se ata kanë folur për mënyrat se si Uashingtoni mund të ndihmojë në trajnimin e ushtrisë së Ukrainës dhe si Ukraina mund ta zvogëlojë varësinë e saj nga gazi rus.

Ai ka thënë se ata kanë folur edhe për një plan për rivendosjen e paqes në Ukrainë dhe për krijimin e rritjes ekonomike.

Poroshenko, nga ana e tij, ka falënderuar zyrtarët e SHBA-së për mbështetje gjatë krizës.

Obama dhe Poroshenko ndodhen në Varshavë me rastin e 25-vjetorit të zgjedhjeve të para demokratike në Poloni.

 

Share Button