Obama planifikon vizitë në Poloni

Presidenti Barack Obama do të vizitojë Poloninë në qershor, duke shtuar një ndalesë në udhëtimin e tij ku pritet të mbizotërojë situata në Ukrainë si rezultat i veprimeve ruse.

Shtëpia e Bardhë njofton se Obama do të zhvillojë takime dypalëshe në Varshavë dhe do të marrë pjesë në një aktivitet me rastin e rrëzimit të komunizmit në këtë vend, 25 vjet më parë.

Nënpresidenti Joe Biden ishte në Poloni muajin e kaluar për të treguar mbështetje për rajonin, pasi Rusia aneksoi rajonin ukrainas të Krimesë.

Pas Varshavës, Obama do të takohet me udhëheqës të G-7-ës në Bruksel. Takimi ishte planifikuar fillimisht të mblidhte G-8 në Soçi të Rusisë, por u anulua si rezultat i ndërhyrjes ruse në Ukrainë.

Presidenti Obama do të shkojë edhe në Francë për të marrë pjesë në ceremonitë me rastin e 70 vjetorit të ndërhyrjes së forcave aleate në Normandi gjatë Luftës II Botërore.

Share Button