Obama: Normalizimi i marrëdhënieve me Kubën do kohë

A-Presidenti amerikan, Barack Obama, thotë se procesi i normalizimit të marrëdhënieve me Kubën do kohë, ndonëse përparimet që tani janë të dukshme.

Obama tha se të dyja vendet kanë ndërmarrë hapa të rëndësishëm për normalizimin e këtyre marrëdhënieve dhe në këtë rrafsh, ai ka përmendur hapjen e ambasadave, ekonominë, qarkullimin e lirë si dhe këmbimin e informacioneve.

Obama ka kërkuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara heqjen e sanksioneve ekonomike ndaj Kubës.

Ai tha se ka ende dallime midis dy vendeve, përfshirë këtu edhe fushën e të drejtave të njeriut, por presidenti amerikan tha se ndryshimet nuk ndodhin brenda natës.

 

Share Button