Obama nis turneun në Europë

Presidenti amerikan Barack Obama, nis sot turneun katër ditor në Europë ku do të qëndrojë në Poloni, Belgjikë dhe Francë.

Në Varshavë, presidenti Obama do të takohet me presidentin e zgjedhur të Ukrainës, Petro Poroshenko.

Ky takim bëhet në periudhën kur në pjesën lindore të Ukrainës vazhdojnë luftimet ndërmjet forcave të sigurisë së këtij vendi dhe separatistëve pro-rusë.

Në Belgjikë, presidenti amerikan do të takohet me liderët e grupit G7, ku do të diskutohen mënyrat për të ndalur vaësinë e Europës nga gazi i Rusisë.

Në këtë kuadër mund të diskutohen edhe sanksionet e reja eventuale kundër Moskës.

Ndërkohë në Francë, Obama do të marrë pjesë në shënimin e 70 vjetorit të zbarkimit të forcave aleate në Normandi.

Në këtë manifestim pritet të jetë i pranishëm edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, por Shtëpia e Bardhë thotë se Obama nuk do të ketë takim me të.

 

Share Button