Obama kundër Trump: Shtëpia e Bardhë nuk është “reality show”

Presidenti amerikan Barack Obama ka shfrytë kundër kandidatit që synon të jetë pasardhësi i tij, Donald Trump.

“Presidenca nuk është një “reality show”. Besoj se deklaratat që ai ka bërë në të kaluarën duhen marrë seriozisht”,- ka deklaruar Obama.

Shefi në ikje i Shtëpisë së Bardhë ka shprehur shqetësimin e tij për termin “cirk”, të përdorur nga Trump e të pasqyruar në media, duke theksuar se, “nuk është diçka që mund t’i lejojmë vetes”.

Obama ka theksuar se, deklaratat e Trump duhen marrë seriozisht për faktin se amerikanët duhet të informohen në mënyrë efikase.

 

Share Button