Obama inauguron muzeun në kujtim të 11 shtatorit

Presidenti amerikan Barak Obama do të marrë pjesë sot në hapjen solemne të muzeut dhe memorialit të ndërtuar në kujtim të ngjarjeve të 11 shtatorit.

Presidenti Obama dhe familjarë të viktimave do të jenë me rastin e hapjes së muzeut që përkujton ngjarjen dhe viktimat e asaj dite.

Muzeu nëntokësor është ndërtuar në vendin ku ka qenë Qendra Botërore e Tregëtisë.

Në muze do të tregohet historia e 11 shtatorit përmes zërit të fundit të viktimave, përmes fotove të personave që ranë nga kullat binjake por do të ekspozohen edhe objekte duke përfshirë edhe orën e dorës së një pasagjereje, e cila ishte ballafaquar me rrëmbyesit e Al-Kaidës.

 

Share Button