Obama i bllokon hyrjen diplomatit iranian

Presidenti Barack Obama nënshkoi ligjin që nuk lejon futjen në Shtetet e Bashkuara të një diplomati iranian si përfaqësues i Iranit në Kombet e Bashkuara.

Ligji synon të bllokojë hyrjen e Hamid Abutalebit, të cilin Amerika e akuzon për përfshirje në rrëmbimin e pengjeve amerikane në Teheran në 1979.

Ligji i nënshkruar nga Presidenti Obama dje ndalon futjen në Shtetet e Bashkuara si ambasador në OKB,  të kujtdo që dyshohet për angazhim në spiunazh apo aktivitet terrorist dhe që mund të përbëjë kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.

Javën e kaluar Shtetet e Bashkuara i mohuan vizën zotit Abutalebi, i cili ishte emëruar nga Irani si përfaqësues i tij në OKB.

 

Share Button