Nxirret trupi i pajetë i personit që u mbyt në Vjosë

Polumbarët arrijnë të nxjerrin pas afro 12 orë kërkimesh, trupin e pajetë të personit që pasditen e së dielës u mbyt në lumin Vjosë.

Në lumin Vjosë, në fshatin Mifol të Vlorës, u përpi nga rrjedha e lumit 38-vjeçari Alqi Ngjelo.

Shërbimet e policisë me ndihmën e grupit të polumbarëve kanë bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të të ndjerit, në orët e para të paradites së të hënës.

Aktualisht grupi hetimor po vazhdon kryerjen e hetimeve për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se Ngjelo kishte shkuar në lumë, për të kaluar orët e nxehta të së dielës, kur befas u rrëmbye nga rrjedha e lumit duke mos u gjetur për orë të tëra.

Share Button