I nxehti afrikan në Maqedoni, shkurtohet orari zyrta i punës

I nxehti afrikan që ka perfshire Maqedonine ka vënë në alarm institucionet e vendit. Për shkak të temperaturave dhe vazhdimit të fazës së portokalltë, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të lirohen nga detyrimet e punës gratë shtatzëna dhe personat nga mosha mbi 60-vjec, ndërsa të gjithë personat e tjerë në rast të paraqitjes së çfarëdo lloj problemi shëndetësor kërkohet që menjëherë të paraqiten tek mjeku.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë u ka rekomanduar punëdhënësve që ta riorganizojnë orarin e punës në mënyrë që të evitojnë aktivitete në vendet e hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 17:00, si dhe sigurim i pushimit nën hije dhe lëngje të mjaftueshme në çdo dy orë.

Ministria e Shëndetësisë rekomandon që të mos realizohen aktivitete sportive në vende të hapura në periudhën kohore nga ora 11:00 deri në orën 17:00 dhe veçanërisht institucioneve për kujdesin e fëmijëve u rekomandohet që të mos i ekspozojnë fëmijët në ambiente të hapura. Ndryshe në Maqedoni temperaturat gjatë ditës do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Temperatura do të lëviz nga 32 deri 40 gradë Celsius.

Share Button