Numri i myslimanëve Arakanë që kaluan në Bangladesh është rritur në 73 mijë

Zëdhënësja e UNHCR-së në Bangladesh, Vivian Tan, tha se që nga 25 gushti kur kanë filluar sulmet e ushtrisë dhe budistëve radikalë në Arakan, 73 mijë civilë kanë kaluar në Bangladesh

Zyra e Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), njoftoi se numri i muslimanëve Arakanë që arritën në Bangladesh, duke ikur nga sulmet e ushtrisë dhe budistëve radikalë në rajonin Arakan (Rakhine) të Mianmarit është rritur në 73 mijë, raporton Anadolu Agency (AA).Zëdhënësja e UNHCR-së në Bangladesh, Vivian Tan, tha se që nga 25 gushti kur kanë filluar sulmet e ushtrisë dhe budistëve radikalë në Arakan, 73 mijë civilë kanë kaluar në Bangladesh.

Në sulmet e ushtrisë së Mianmarit me pretendimin se lufton kundër militantëve të armatosur në rajonin Arakan, nga 25 gushti e deri më tani kanë humbur jetën shumë civilë muslimanë Arakanë. Në sulmet janë shënjestruar më shumë se 60 fshatra prej të cilëve 10 janë djegur.

Dhjetëra mijëra muslimanë Arakanë për arsye sigurie përpiqen të ikin nga rajoni dhe të kalojnë në Bangladesh nga Mianmari nëpërmjet tokës dhe detit. Gjithashtu edhe dhjetëra mijëra muslimanë të Arakanit vazhdojnë të presin në rajonin kufitar.Për shkak se qeveria e Mianmarit nuk lejon qasjen e organizatave ndërkombëtare në rajon nuk mund të përcaktohet numri i të vdekurve. Organizatat joqeveritare në Arakan njoftojnë se ky numër është mbi 1000, ndërsa disa pohojnë se është me mijëra.

Share Button