Nuk lejohet kalimi ilegal i mbi 500 migrantëve në Greqi

Roja bregdetare turke gjatë shtatë ditëve të fundit ka parandaluar mbytjen e disa anijeve dhe pengoi 423 migrantë që të kalojnë në mënyrë ilegale në Greqi përmes Detit Egje, ndërsa është arrestuar edhe një trafikant migrantësh në këtë itinerar, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Turqisë njoftoi se roja bregdetare turke në Detin Egje ka vazhduar me operacionet intensive me qëllim të parandalimit të lëvizjes ilegale të migrantëve të huaj drejt Greqisë.

Në njoftim theksohet se gjatë shtatë ditëve të fundit roja bregdetare ka kryer gjithsej dhjetë aksione ku gjatë tentimit ilegal të kalimit në Greqi janë kapur gjithsej 423 migrantë.

Njëkohësisht, njësiti ajror i rojës bregdetare zbuloi një grup prej 82 migrantëve të huaj dhe tre trafikantë duke u përgatitur për të lundruar drejt Greqisë.

Afër 100 varka, 24 helikopterë, 12 avionë dhe gjashtë radarë mobil marrin pjesë në aksionet e mbikëqyrjes së lëvizjes në Detin Egje, një nga itinerarët më frekuentues përmes së cilit migrantët nga Siria, Afganistani dhe vendet tjera të rajonit tentonin që ilegalisht të kalojnë në Greqi.

Share Button