Nuk arrin të shpëtojë pacientin, mjeku ulet në rrugë i dëshpëruar

Kjo është fotografia e një mjeku të dëshpëruar, i cili ka reaguar në mënyrë njerëzore, plotë dhimbje pasi nuk ka arritur të shpëtojë dot një pacient të aksidentuar.

Ai është fotografuar në ambientet e jashtme të spitalit EMT në California, SHBA, teksa është përkulur në rrugë i hidhëruar pasi nuk arriti të mbante në jetë të sëmurin.

Kjo fotografi e publikuar nga rrjeti social Reddit, tregon hidhërimin e thellë të mjekut, i cili pasi humbi pacientin në moshë fare të re, vetëm 19 vjeç, doli jashtë për të shfryrë hidhërimin, shkruan “joq” për t’u kthyer më pas në detyrë, tek persona të tjerë që kishin nevojë për të.

Share Button