Njihuni me shëruesin e organizmit, lëngu i mishit

Lëngu i mishit është i këndshëm në shije por edhe shumë i shëndetshëm dhe shërues për organizmin.

Ai përmban minerale të rëndësishme, yndyrna të shëndetshme, kolagjen, amino acide dhe shumë më tepër.

Bëhet fjalë për lëngun e mishit të viçit, i cili përmirëson tretjen dhe sekretimin e acidit hidroklorik që është i nevojshëm për shpërbërjen e proteinave në stomak.

Pamjaftueshëmëria e këtij acidi shkakton çrregullime të lëkurës, anemi, osteoporozë, azëm, alergji e të tjera.

Lëngu mund të konsumohet si supë, ose mund të ruhet për përdorime të mëvonshme në receta të tjera.

Përbërësit e nevojshëm për lëngun në fjalë janë: mishi i viçit me gjithë kocka, perime, kripë, barishte dhe erëza.

Lëngu i mishit ka një shije të pasur dhe të fortë.

Vlerat e lëngut të mishit

Studimet kanë treguar që lëngu i mishit të viçit mbron shëndetin e trurit, forcon kockat, largon dhimbjet e kyçeve, pastron organizmin dhe i bën mirë të gjithë sistemit nervor.

Supa me lëngun e mishit ka aftësi qetësuese për organizmin, është plot me ushqyes që pasurojnë çdo gatim dhe përgatitet në mënyrën më të thjeshtë dhe të lirë.

Lëngu i mishit është jashtëzakonisht i pasur me proteina, veçanërisht sasi domethënëse mineralesh.

Përgatitja e lëngut të mishit

Për përgatitjen e tij mund të zgjidhni pjesën e shpatullës apo të brinjëve.

Hapi i parë i rekomandueshëm është që të vendosni mishin bashkë me kockat për 10 minuta në një furrë të ngrohur më parë në temperaturën 250 gradë.

Kjo mënyrë i shton më shumë shije lëngut të mishit.

Më pas, futeni atë në një tenxhere, së bashku me yndyrën e lëshuar në tepsinë e pjekjes.

Lëngu ka nevojë për një temperaturë të ulët dhe konstante.

Në tenxhere mund të shtoni perimet që plotësojnë jo vetëm shijen, por edhe mineralet.

Perimet shtesë

Receta e AgroWeb.org kërkon 2 qepë, 4 karrota dhe 4 kërcenj selino.

Por nëse dëshironi mund të përfshini edhe kërpudha apo barishte të freskëta.

Prijini perimet në copa të mëdha dhe shtojini në tenxhere bashkë me mishin.

Shtoni kripën dhe mbulojini me ujë.

Lëngu i mishit ka nevojë për pak aciditet.

Për këtë mund të zgjidhni pak uthull, lëng limoni, salcë domatesh ose verë të kuqe.

Lëngu i mishit ka nevojë të ziejë ngadalë për 6 deri në 24 orë, në mënyrë që të përthithen shija dhe mineralet e mishit dhe kockave.

Gjatë kësaj kohe, përpiquni të pastroni të gjithë shkumën e dalë në sipërfaqe.

Në 20 minutëshin e fundit të zierjes mund të shtoni barishte të freskëta si trumëza, hudhra, rozmarinë, dafinë, majdanoz por edhe erëza si piperi i zi.

Ruajtja e lëngut të mishit

Pas zierjes, hiqeni tenxheren nga zjarri dhe kullojeni lëngun duke përdorur një kullesë apo napë të pastër.

Lëngun mund ta hidhni në një kavanoz të madh qelqi.

Mishin e mbetur në tenxhere mund ta shpërbëni me duar dhe ta përdorni në receta të tjera me bazë mishi.

Pasi lëngu të jetë ftohur, mund ta fusni në frigorifer ku mund të qëndrojë një javë ose në ngrirje ku mund të qëndrojë për disa muaj.

Mos i mbushni kavanozët plot me lëng sepse në të kundërt do të thyhen.

Një tjetër metodë e ruajtjes së lëngut është ta hidhni në kubikët e akullit pasi të jetë ftohur. Pas ngrirjes kubikët t’i përdorni kur t’ju nevojiten.

Shënim:

Disa njerëz heqin pjesën e dhjamit nga mishi, ndërsa disa të tjerë e lënë atë për më shumë shije.

Me të njëjtën sasi mishi ju mund të përgatisni edhe një racion tjetër me lëng. /AgroWeb.org

Share Button