Njihuni me sozinë e aktorit Leonardo DiCaprio

Ky është baristi suedez 21-vjeç i cili duket njësoj si Leonardo DiCaprio kur ishte i ri, por Konrad Annerud është shprehur se të jesh kopja e një personazhi të famshëm nuk është edhe shumë qejf.

“Kur isha në Itali këtë verë seriozisht po mendoja të prisja flokët. U krijua një gjendje kaotike, njerëzit bërtisnin duke më quajtur Leo dhe dëshironin të bënin fotografi gjatë gjithë kohës. Kjo ka qenë një nga eksperinecat më të çmendura që kam kaluar”- eshte shprehur ai.

Por pavarësisht kësaj, djaloshi ka shtuar se në fakt është i lumtur që i ngjan aktorit hollivudian pasi ai është shumë simpatik.

 

Share Button