Njihuni me simptomat e anemisë

Anemia është një gjendje në të cilën trupi nuk prodhon mjaftueshëm hemoglobinë, një substancë në qelizat e kuqe të gjakut e cila transporton oksigjenin nga mushkëritë për në pjesët e tjera të trupit.

Kjo çon në të qenit të lodhur dhe të dobët, ndërmjet simptomave të tjera. Shkaku më i zakonshëm i anemisë është mungesa e hekurit.

Hekuri është i nevojshëm për prodhimin e hemoglobinës. Nëse keni anemi, arsyeja që mund t’ju mungojë energjia dhe të ndiheni të lodhur është për shkak se oksigjeni nuk është marrë mjaftueshëm në trupin dhe trurin tuaj.

Njerëzit më të moshuar mund të kenë edhe dhimbje zemre, sepse zemra e tyre duhet të punojë më shumë për të furnizuar me oksigjen mjaftueshëm trupin.

Simptomat e anemisë: Nivel të ulët të energjisë, lodhje, zvogëlim të kapacitetit të të ushtruarit, vështirësi përqendrimi, vështirësi për të mësuar gjëra të reja, dhimbje koke, prirje ndaj infeksioneve, nervozizëm, dobësi, lëkurë të zbehtë.

Një dietë e balancuar zakonisht përmban mjaftueshëm hekur për nevojat e trupit. Është mirë për të marrë hekur nga një shumëllojshmëri ushqimesh.

Hekuri në mish, peshk dhe mish pule është më i lehtë të absorbohet sesa hekuri në perime.

Për të marrë maksimumin prej këtyre ushqimeve kujtoni të ngrënën e ushqimeve të pasura me vitamina C, si agrumet dhe perimet me gjethe jeshile, që do të ndihmojnë trupin tuaj për të absorbuar hekur.

 

Share Button