Njihuni me frutin çudibërës, që iu ruan nga dëmtimet në zemër dhe në tru

Avokado është një nga prodhimet më të mira në botë.

Kjo mund të jetë e vështirë të besohet, por ky ushqim i shijshëm i gjelbër nuk është një perime, dhe për shkak të karakteristikave dhe përfitimeve, është një nga frutat më të mira në botë. Ndoshta ju e dini se avokado është e shëndetshme, por sigurisht ju nuk e dini se sa shumë avantazhe shëndetësore ka dhe përfitimet që ajo fsheh

Avokado ka më shumë yndyrë se çdo frut tjetër, por kjo nuk duhet t’ju pengojë t’i hani është e mbushur me yndyrna të shëndetshme që janë të mira për zemrën. Këto yndyrna lejojnë reduktimin e nivelit të kolesterolit të keq dhe reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru.

Yndyrnat e ndodhura tek ky frut kanë nivele të larta të vitaminës E, kanë antioksidantë vitaminë që shpesh mungon në trupin tonë.

Avokado është e mbushur me magnez dhe kalium, dhe këto dy ushqyes dihet se ulin presionin e gjakut.

Me avokadon në organizëm hyn më shumë magnez se sa me 20 fruta të tjera, duke përfshirë banane, kivi dhe luleshtrydhe. Nëse doni të hani të shëndetshëm, mund të përdorni avokado në vend të gjalpit. Ëmbëlsira me çokollatë dhe banane do të jetë po aq e shijshme, por shumë më e shëndetshme, nëse piqet me avokado. Burimi: healthyfoodhealthylife

Share Button