Njihuni me cilësitë e njerëzve tërheqës

E çfarë kanë njerëzit e suksesshëm më shumë se ju? Janë optimistë, të ndjeshëm, dhe e kanë të thjeshtë të krijojnë marrëdhënie me të tjerët.

E ndonëse në një masë të madhe, optimizmi është diçka e lindur, ende mund të mësojmë ta shohim gotën gjysëm-plot.

Por a i keni edhe ju të lindura këto cilësi të njerëzve që i bëjnë të gjithë për vete?

1.Ata mendojnë shpejt, ndaj janë bashkëbisedues të shkëlqyer

Tërheqja e disa njerëzve që i bën të tjerët t’u përulen është një prej cilësive të dukshme një njeriu joshës, dhe një studim i fundit tregon se tërheqja lidhet ngushtë me aftësinë për të menduar shpejt. Kërkuesit nga Universiteti i Queensland-it kanë zbuluar se sa më të shpejtë t’a ketë dikush të menduarit, aq më i pëlqyeshëm është ai nga të tjerët.

2. Kanë vetëbesim

Kur dikush ndihet mirë me atë çfarë është, e ka më të thjeshtë të marrë role drejtuese dhe të fitojë respektin e të tjerëve. Nuk do të thotë që duhet të marrësh qëndrim prej pispilluqi, për të pasqyruar vetëbesim. Mjafton të mos e krahasosh veten me të tjerët, pasi nëse e bën, fillon të ndihesh më inferior dhe shpërqendrohesh prej vetes tënde.
3.Ata janë gjithmonë vetvetja

Është autenticiteti i tyre dhe aftësia për t’i qëndruar vetes besnikë, ajo që i bën aq të lumtur. Një kërkim nga Universiteti i Pensilvanisë tregon se të qenit vetvetja, i ndihmon edhe të jenë të shëndetshëm! Nëse e ke të qartë se kush je dhe i qëndron vetes, ndihesh më i kënaqur me jetën dhe botën, çka përmirëson mirëqenien!

4. Ata flasin rrjedhshëm

Edhe nëse nuk e dinë se për çfarë po flasin, ata e nxjerrin veten tërë hijeshi në çdo bisedë. Folësit e mençur kanë aftësinë për t’i motivuar të tjerët dhe për t’u nxitur atyre ndjenja të mira, si besimi. Kjo është një aftësi që e kanë përgjithësisht presidentët, të cilët kanë gjithmonë përgjigjen e duhur të çdo pyetjeje, edhe sipas një studimi të Harvard-it.

5.Ata kanë shumë humor

Nëse i bën të tjerët të qeshin, i bën ata të ndihen më mirë. Humori është një akullthyes i shkëlqyer, i cili gjithashtu tregon shumë zgjuarsi. Nëse ke një humor të mençur, do të thotë se ke aftësi të shumëfishta mendore.

 

Share Button