Njihuni me 5 përfitimet e të dëgjuarit muzikë

Nëse ju pëlqen shumë të dëgjoni muzikë, atëherë jeni në shoqëri të mirë.

Kërkimet tregojnë se të dëgjuarit muzikë, përmirëson shëndetin tonë mendor dhe na nxit të jemi të lumtur.

Zbuloni pesë efektet e pabesueshme të muzikës te njeriu.

1.Muzika na bën më të lumtur- Kërkimet tregojnë se kur dëgjoni muzikën që preferoni, truri juaj çliron dopaminë, një neurotransmetues që ju bën të ndiheni mirë. Sa herë që dëgjoni muzikë, aq më e lartë bëhet sasia e çliruar e dopaminës, gjë që i bën dëgjuesit të ndihen të lumtur, të ekzaltuar ose të gëzuar.

2.Muzika ul stresin dhe përmirëson shëndetin- Sa herë që dëgjoni muzikë, niveli juaj i stresit ulet. Ky është një zbulim i rëndësishëm, pasi 60 për qind e të gjitha sëmundjeve tona, shkaktohen nga stresi.

Një studim tregoi se njerëzit që prodhonin muzikë dhe këndonin, kishin sistem imunitar më të fortë sesa ata që thjesht dëgjonin muzikë.

3.Muzika ndihmon për gjumin- Në një kohë kur shumë njerëz vuajnë nga pagjumësia, një studim ka zbuluar se ata që dëgjojnë muzikë klasike për 45 minuta përpara gjumit, flenë më mirë sesa të tjerët.

4.Muzika pakëson depresionin- Kudo në botë, 350 milionë njerëz vuajnë nga stresi. Kërkimet në Gjermani kanë zbuluar se muzika mund të bëjë mirë për pacientët me simptoma depresive, në varësi të llojit të muzikës.

Tingujt meditues dhe ata klasikë, në varësi të personit, sjellin gjendje të ndryshme të humorit, por mbi të gjitha, pakësojnë depresionin.

5.Muzika forcon të mësuarit dhe kujtesën- Kërkuesit zbuluan se muzika mund t’ju ndihmojë të mësoni dhe të rikujtoni informacionin më mirë, por kjo varet se sa shumë e pëlqeni muzikën dhe nëse jeni apo jo muzikantë.

Ata që janë muzikantë, mësonin më mirë me muzikë neutrale dhe e anasjellta.

Share Button