Njihuni me llojin e ri të diabetit, tipi 3c

Diabeti i tipit 1 karakterizohet nga fakti që sistemi imunitar i shkatërron qelizat e insulinës
të cilat janë produkt i pankreasit. Ai shfaqet qysh në fëmijëri ose në rininë e hershme dhe
pothuajse gjithmonë kërkon terapi insuline.

Tipi 2 ndodh kur pankreasi nuk mund të prodhojë insulinë të mjaftueshme sa i duhet trupit
për funksionim normal, transmeton Koha.net. Ai shpesh lidhet me obesitetin dhe shfaqet në vitet e mëvonshme, edhe pse kufiri i moshës është vazhdimisht në rënie.

Tipi 3c shkaktohet nga dëmtimi i pankreasit, si inflamacioni i pankreasit, tumori ose operimi i pankreasit. Dëme të tilla jo vetëm që ndikojnë në prodhimin e insulinës, por edhe në prodhimin e proteinave të nevojshme për tretje të ushqimit dhe hormone të tjera.
Shumë persona me këtë lloj diabeti shpesh diagnostikohen gabim se bëhet fjalë për tipin 2, dhe vetëm 3 për qind e njerëzve e marrin diagnozën e duhur. Shumica e tyre duhet të
marrin terapi insuline, si dhe tableta të proteinave për tretje, përcjell ScienceAlert.
Hulumtimet kanë treguar se tipi 3c është më i përhapur se tipi 2. Ai paraqitet si rezultat i
dëmtimit të pankreasit, dhe mund të shfaqet edhe pas disa dekadave pas dëmtimit të këtij
organi. Nëse nuk shërohet në kohë, personi mund të bjerë në komë, e cila mund të jetë
vdekjeprurëse.

Diagnoza e duhur dhe e saktë e tipit të diabetit është shumë e rëndësishme për terapinë që kërkohet në këtë rast. Diagnoza e gabuar jo vetëm që mund të çojë në shpenzime të
panevojshme, por pacienti ekspozohet edhe ndaj niveleve të larta të sheqerit në gjak.
Simptomat e kësaj sëmundjeje të fshehtë janë kryesisht humbja e kujtesës e cila
reflektohet në harresën e informacioneve dhe datave dhe ngjarjeve të rëndësishme.
Shfaqet ngadalësia në vendimmarrje dhe zgjidhjen e problemeve, konfuzion për datat,
emrat dhe vendet, dhe problemet me shikim, përcjell Koha.net. Ndodh që pacientët t’ipo flisnin, t’i humbasin gjërat dhe t’i shmangin ngjarjet dhe tubimet. Paraqitet gjithashtu
edhe ndryshimi në sjellje dhe personalitet.

Ajo çfarë e bën këtë sëmundje më të vështirë dhe e parandalon zbulimin e saj të hershëm
është se të gjitha këto simptoma janë normale edhe për procesin e plakjes. Gjithashtu, ato
janë të përfaqësuara edhe te njerëzit që kanë probleme të tjera shëndetësore ose që janë
adhurues të alkoolit. Asnjë simptomë nuk tregon qartë nëse dikush e ka sëmundjen e
Alzheimerit, diabetin e tipit 3 ose ndonjë formë tjetër të dementisë.

Share Button