Njërëz të armatosur në Lindje të Ukrainës

Njerëz të armatosur me veshje kamuflazhi kanë pushtuar një stacion policie në Ukrainën Lindore, kanë bërë me dije zyrtarët vendas. Policia ka deklaruar se grupi i njerëzve të armatosur ka qëlluar në ajër me armë zjarri duke pushtuar më pas zyrat në Sloviansk, në afërsi të kufirit me Rusinë.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës i ka quajtur njerëzit e armatosur terroristë dhe ka thënë se forcat speciale do të dërgohen në zonë dhe do të zmbrapsin sulmin. Ngjarja ndodh teksa protestuesit pro-rus kanë marrë ndërtesat qeveritare në mbarë Ukrainën lindore, në trazira që sipas Kievit zyrtar po orkestrohen nga Moska. Protestuesit në qytetin lindor të Donetskut kanë disa ditë që kanë pushtuar godinat qeveritare dhe kërkojnë mbajtjen e një referendumi për t’u bërë pjesë e Rusisë.  Një lëvizje e ngjashme nxiti Rusinë muajin e kaluar që të aneksonte rajonin ukrainas të Krimesë. SHBA dhe BE kanë vendosur sanksione mbi zyrtarë rusë dhe persona me influencë në Krime për të cilët thonë se kishin lidhje me aneksimin. Ndërkohë Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje vendeve të tjera që të ndihmojnë ekonomikisht Ukrainën. Sekretari i Thesarit, Jacob Lew i ka thënë FMN-së që Ukraina ka nevojë për shuma të mëdha financiare dhe vendet e tjera duhet të shtojnë një kredi prej 1 miliard dollarë. Kërkesa e Lew erdhi pasi Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk , u shpreh i gatshëm t’i delegojë më shumë pushtet rajoneve lindore, ku separatistët pro-rusë janë duke sfiduar qeverinë e Kievit me kërkesat për referendume të tipit të Krimesë.”SHBA po nxit programit e FMN-së përmes një pakoje plotësuese, e cila përfshin një garanci prej 1 miliard dollarë kredi,”, tha Lju në një deklaratë të FMN. FMN aprovoi për Ukrainën, muajin e kaluar, një paketë prej 18 miliardë dollarë, por paketa shkoi deri në 27 miliardë me kontributet nga Evropa dhe SHBA. FMN vendosi si kusht uljen e shpenzimeve dhe rritjen e taksave.

Share Button