Një tjetër automjet mer flakë në Laprak, tymi shkakton kaos e trafik

Një tjetër makinë është djegur në rrugë paraditen e sotme në Tiranë. Ndjekës të faqes Opinion.al kanë raportuar për një mjet të djegur në kryqëzimin e Laprakës. Siç shihet në pamje, nga makina dalin shtullunga të mëdha tymi. Ky është rasti i dytë që raportohet brenda pak orësh. Më herët një makinë fuoristradë u dogj në autostradën Tiranë-Durrës dhe sipas të dhënave të para shkak ishte një problem teknik. Policia ende nuk ka dhënë informacion zyrtar për këto dy raste.

Sakaq në video duket qartë se djegia e makinës në Laprakë ka shkaktuar edhe kaos në trafik, ku për shkak të tymit, automjetet e tjera nuk kishin fushë-pamje. /Opinion.al

Share Button