Një shqiptar tjetër humb jetën në Siri

Një shqiptar humbi jetën sot në Siri. Sipas informacioneve të para bëhet fjalë për një shtetas kosovar, që jetonte në Luksemburg sëbashku me një afrikan, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur.

Sipas Balkan web, shqiptari është bërë pjesë e luftimeve së bashku me afrikanin për të luftuar regjimin të presidentit Bashar al-Asad në Siri. Shqiptari nga Kosova shkoi në Siri para një viti (në prill 2013). Këtë lajm e ka konfirmuar para pak një çasti edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Luxemburgut, sipas të cilëve dy burrat kanë qenë në kontakt me një të afërm të Al-Kaedës.

Ajo që mund të themi është se deri më tani të paktën 10 shqiptarë kanë humbur jetën në këtë luftime. Por ajo që është më fatalja në këtë mes është se nuk dihet se kush kundra kujt lufton.

Share Button