Një shpërthim tjetër në Mogadishu, 8 të vdekur

Të paktën 8 persona humbën jetën ndërsa 5 të tjerë u plagosën në një sulm me bombë sot që ndodhi para hotelit në qendër të kryeqytetit të Somalisë, Mogadishu, raporton Anadolu Agency (AA).

Vetëm disa orë pas sulmit vetëvrasës me bombë në të cilin në afërsi të bazës ushtarake në lindje të Mogadishus humbën jetën dy persona, ndodhi edhe shpërthimi i dytë në qendër të këtij qyteti.

Autobomba shpërtheu përpara hotelit në qendër të Mogadishus ku qëndrojnë zyrtarë somalezë dhe turistë të huaj.

Policia somalezë ka rritur masat e sigurisë në qarkun ku ka ndodhur sulmi, por dëshmitarët kanë raportuar se shpërthimi ka shkaktuar dëme të mëdha në ndërtesa dhe automjete.

Deri më tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për dy shpërthimet këtë mëngjes në Mogadishu, por sulme të ngjashme në komplekset qeveritare në Somali që nga viti 2004, kryen grupi terrorist Al Shabaab.

Share Button