Një i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Shkodër

Një person është plagosur me armë zjarri në orët e mbrëmjes të së shtunës në lagjen “Kiras” të qytetit të Shkodrës, njoftojnë mediat në Shqipëri.

Hermes Beqiri, 20 vjeç banor i lagjes u qëllua me dy plumba ne kraharor, ndërsa qëndronte brenda ambienteve të një lokali.

Plumbat qëlluan nga jashtë.

Zyrtarisht policia nuk bën të ditura motivet dhe autorët e sulmit me armë ndaj 20 vjeçarit, por burime thonë se shkak i plagosjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit mes të plagosurit dhe autorit që është në kërkim.

Share Button