Një kungull si Donald Trump

Një zonjë në Ohio të SHBA-ve, ka vendosur t’ja dedikojë një politikani, kungullin gjigand për festën e Hallouinit këtë vit.

Jennette Paras e ka prerë dhe vizatuar kungullin e saj që peshon plot 169.6 kg, sipas imazhit të kandidatit republikan për president, Donald Trump, madje e ka quajtur atë “Trumpkin”.

“Flokët e tij, po, i kam ndryshuar pak sepse ato shkojnë pa asnjë drejtim. Ishte punë e lezetshme të merresha me flokët e tij të verdhë,”- tha Paras.

Paras tha se përgjatë 25 viteve të fundit, gjithnjë kungullin për festën e Hallouinit, ja ka dedikuar personaliteteve të famshme.

Kungullin Jennette Paras e ka vendosur sipër çatisë së shtëpisë.

 

 

Share Button