Një fëmijë 6 vjeç humb jetën në Dibër

Një fëmijë gjashtë vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht në shtëpinë e tij. Sipas të dhënave të policisë, fëmijë është zënë poshtë nga porta e hekurit.

Megjithëse është nxituar që ai të marrë mjekim në spitalin rajonal të Dibrës, gjashtë vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e dajës së vogëlushit në Bllicë ku ai kishte shkuar për të kaluar stinën e verës.

Share Button