Një e treta e popullsisë në botë vuan nga mbipesha

Përqindja e popullsisë obeze ka regjistruar vetëm rritje në botë që prej vitit 1980 duke u dyfishuar në 73 vende, sipas një studimi të publikuar sot që sinjalizon një përkeqësim të kësaj krize të shëndetit publik me një në 10 persona në planet që vuan nga obeziteti .

Pesha e tepërt është përgjegjëse për një rritje të sëmundjeve kardio-vaskulare, të diabetit dhe të disa tumoreve.

”Rezultatet e këtij studimi tregojnë një krizë në rritje dhe tronditëse të shëndetit publik në nivel botëror”, nënvizojnë autorët, studimi i të cilëve, që përfshin 195 vende dhe territore, është publikuar në revistën mjekësore amerikane “New England Journal of Medicine”.

Raporti është bërë gjithashtu objekt i një prezantimi në Forumin e përvitshëm EAT për ushqimin në Stokholm, që parashikon të krijojë një sistem për prodhimin ushqimor më të shëndetshëm dhe afatgjatë.

“Në vitin 2015, 107,7 milionë fëmijë dhe 603,7 milionë të rritur në botë janë prekur nga obeziteti”, theksojnë studiuesit.

Share Button