Një dado në avion? Risia e kompanisë ajrore

Një linjë ajrore e quajtur “Etihad Airways” do të sjellë një risi për të gjithë prindërit që udhëtojnë me fëmijë të vegjël, duke vënë në dispozicion të tyre disa stjuardesa të specializuara në lidhje me edukimin e vogëlushëve.

Kjo është një linjë e njohur fluturimesh ndërkontinentale, e cila ka menduar për sikletin që mund të ndiejnë prindërit e fëmijëve të vegjël gjatë fluturimit duke qënë se ata shpesh janë të predispozuar për të bërë zhurmë apo mos qëndruar në nje vend. Gjithashtu ndikojnë edhe faktorë, të cilët e trazojnë edhe më tepër gjendjen e fëmijës si turbulencat, hapësira e ngushtë, në disa raste edhe nevoja për të mbajtur vënë rripin e sigurimit etj.

Në lidhje me këtë kompania ka punësuar dadot (stjuardesa të diplomuara) shoqëruese të cilat do të shkojnë në ndihmë të prindërve gjatë udhëtimit. Ajo është e specializuar për të plotësuar nevojat e fëmijës dhe ka marrë diplomën “Flying nanny number 2000”. Ajo di si të argëtojë fëmijët dhe t’i bëjë të ndihen mirë me lojëra të ndryshme, konkurse, vizatime, lyerje me bojë në fytyrë, etj. Pra një lehtësim i madh për familjen që po udhëton.

 

Share Button