Një autobus shpërthen në flakë në mes të rrugës në Londër

Një rrugë e rëndësishme në Londër është bllokuar, ndërkohë që policët po merren me një autobus që ka shpërthyer papritur në flakë.

Policët dhe zjarrfikësit kanë mbërritur në vendin e ngjarjes ku janë ndeshur me flakët dhe tymin e paparë rreth autobusit.

Autoritetet u kanë kërkuar londinezëve të qëndrojnë larg nga rruga dhe mundësisht të shmangnin zonën, shkruan “Daily Star”.

Share Button