Nishani lajmëron konferencë për shtyp. Ende pezull dekretimi i ministrave të rinj

Presidenti Bujar Nishani lajmëroi një konferencë për shtyp të dielën pasdite, por pa saktësuar cila është tema qendrore e deklaratës së tij.
Kreu i shtetit u kthye në fundjavë nga një konferencë ndërkombëtare dhe është ende pezull vendimi i tij për dekretimin e 4 ministrave të rinj, në veçanti ai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Opozita shpreson që Presidenti të mos e dekretojë zotin Xhafaj, por kjo do të ishte hera e parë në këto 26 vjet që një President rrëzon një propozim të kryeministrit për emërimin e një anëtari kabineti.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se kryeministri i ka dërguar propozimet të hënën dhe sipas Kushtetutës, Presidenti ka afat 7 ditë për nxjerrjen e dekretit, një afat që skadon të hënën në drekë./TCh/

Share Button