Nishani indinjohet ndaj Ramës, ja çfarë i thotë

Institucioni i Presidentit ka reaguar pas deklaratave të bëra në sallën e Kuvendit nga kryeministri Edi Rama. Me anë të një njoftimi për mediat, Nishani thekson se është i indinjuar nga sjellja e paprecedent e Ramës, i cili fyen dhe shpif ndaj Presidentit të Republikës.

Sjellje kaq ordinere nuk ka ndodhur kurrë më parë në sallën e Parlamentit shqiptar.

Të fyesh Kryetarin e Shtetit duke shfrytëzuar një vend ku Presidenti nuk është prezent është paburrëri e pashembullt.

Institucioni i Presidentit të Republikës i kërkon kryeministrit aktual ta lerë më së fundi “shown” dhe ekzibicionin dhe të fillojë menjëherë nga puna për të cilën është ngarkuar që tre vjet më parë.

Gjithashtu i kërkon kryeministrit aktual të largojë urgjentisht nga administrata e shtetit individët e përfshirë në veprimtari kriminale.

Të krijojë mundësitë për punësim të qytetarëve të vendit, të cilët po vuajnë nga një situatë e rëndë ekonomike.

Të luftojë bandat e krimit të organizuar. T’u ofrojë shërbimin shëndetësor publik qytetarëve që vuajnë çdo ditë nga nevoja për trajtim mjekësor.

Të luftojë korrupsionin e përmasave shqetësuese në dëm të pasurisë publike dhe private të qytetarëve shqiptarë.

Të mos bllokojë reformën e sistemit të drejtësisë, por të ofrojë kompromisin e nevojshëm për miratimin e saj.

Institucioni i Presidentit të Republikës beson vendosmërisht se përtej pengesave provizore, Shqipëria do të ecë përpara drejt forcimit dhe begatimit”, thuhet me tej në reagim.

Share Button