Nis sot Kupa e Botës

Nis sot Kupa e Botës në Brazil.

Për një muaj, ekipet kombëtare të 32 shteteve do të përballen me njëra tjetren me shpresën se do fitojnë Kupën e Botës, në një nga sportet më të preferuara në planet.

Ndeshja e parë që do të hap siparin e Kupës së Boyës do të jëtë Brazil-Kroaci.

Presidentja braziliane, Dilma Rousseff ka thënë se vendi i saj është i gatshëm që ta mirëpres këtë ngjarje të madhe, pavarësisht shpenzimeve të rritura, vonesave në ndërtimin e infrastrukturës dhe protestave.

Ajo ka thënë se shteti i saj mirëpret me krah të hapur 600 mijë adhurues të futbollit që pritet të arrijnë në Brazil.

Brazili ka shpenzuar 11 miliardë dollarë për të ndërtuar apo rinovuar 12 stadiume, si dhe për të përmirësuar infrastrukturen duke e bërë këtë ngjarje si kampionatin më të shtrenjtë të botës në futboll.

 

Share Button