Nis rikonstruksioni i rrugës së Zallit në Selitë, lidhet me Unazën e Madhe

Bashkia e Tiranës ka nisur rikonstruksionin e rrugës së Zallit në Selitë, duke zgjidhur problemet disa vjeçare për 20 mijë banorët e zonës.

Veç shtrimit në këtë rrugë do të ndërhyhet edhe për rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza dhe të bardha dhe në sinjalistikë.

Kreu i bashkisë Erion Veliaj tha se investimi integron këtë pjesë informale të Tiranës me pjesën tjetër të qytetit përsa i përket infrastrukturës.

Ai theksoi se ky investim do të bëje lidhjen e kësaj lagjeje me Unazën e Madhe, e cila gjithashtu do të përfundojë brenda verës së ardhshme.

Share Button