Nis kërkimi për pronarin e tragetit në Korenë e Jugut

Qindra forca të policisë së Koresë së Jugut kanë nisur një aksion në kërkim të miliarderit Yoo Byung-eun, i akuzuar për tragjedinë e muajit prill, ku një anije u mbyt në ujërat e Koresë së Jugut, me rreth 500 pasagjerë në bord. Rreth 6 mijë oficerë kanë nisur kërkimet fillimisht në qytetin Anseong, duke sulmuar edhe kishën e qytetin, në pronësi të miliarderit, që është edhe pronari i firmës së tragetit që u mbyt. Madje gjatë kontrollit janë arrestuar tre besimtarë, të cilët tentuan t’i shpëtojnë policisë e që dyshohet të jenë bashkëpunëtorë të Yoo Byung-eun. Në muajin maj, 292 persona, kryesisht studentë të moshave 14 deri në 18 vjec, humbën jetën pasi trageti u mbyt ndërsa 15 anëtare të ekuipazhit të saj janë arrestuar, nën akuat e neglizhencës me detyrën duke shkaktuar vdekjen e qindra personave. Presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-Hye i kërkoi policisë dhe prokurorisë në fillim të kësaj jave, që për pronarin e linjës së tragetit, të lëshojë urdhër-arresti ndërkombëtar.Përvec akuzave për tragjedi, zoti Yoo do të përballet edhe me akuzën për evasion fiskal. Yoo Byung-eun është një super-miliarder 74 vjecar, një figurë e njohur dhe shumë besimtare, ka në pronësi kompanisë detare Chonghaejin, pjesë e të cilës ishte edhe trageti që u mbyt. Autoritetet zyrtare koreano-jugore kanë shpallur edhe një vlerë prej 500 mijë dollarësh si shpërblim, për çdokënd që do të japë informacione për të.

Share Button