Nis forumi “Global Citizen Forum” në Mal të Zi

Forumi i Katërt Global citizen me titull “Mundësitë në kohën e pasigurisë” filloi sot në Shën Stefan të Malit të Zi. Mali i Zi pati nderin që pas Monakos, Torontos dhe Dubait, të jetë organizator i kësaj ngjarje botërore e cila mbledh liderët botërorë, anëtarët e familjeve mbretërore dhe filantropët, raporton Anadolu Agency (AA).

Përderisa bota përballet me një gamë të gjerë rreziqesh dhe pasigurish, forumi është parashikuar si një platformë për shkëmbimin e informacioneve mbi identifikimin e mundësive të reja të migrimit ekonomik dhe integrimin.

Forumi u hap zyrtarisht nga kryeministri malazez Dushko Markoviç. Duke folur në fjalën e hapjes në temën e kosmopolitanizmit në njërën anë dhe për përkatësinë e shtetit dhe kombit në anën tjetër, Markoviç tha se revolucioni teknologjik dhe globalizimi ekonomik, në mënyrë dramatike ka lidhur qytetarët nga e gjithë bota, por se ka sjellë rreziqe financiare, kurse elitat politike dhe kulturore, largohen nga bashkatdhetarët e tyre dhe humbin besimin e tyre.

“Unë besoj se qytetari i botës duhet të mbajë përgjegjësitë që kemi në nivel lokal dhe kombëtar. Në këtë kontekst, është një pozitë e veçantë e qeverive kombëtare që janë të detyruara t’u japin atyre detyrimin parësor për të përfaqësuar, mbrojtur dhe promovuar interesat kombëtare. E kuptoj frikën e një qytetari global për pasojat që mund të ndodhin nëse çdo qeveri ndjek interesin e vet kombëtar. Dhe, kjo nuk është pa bazë kur bëhet fjalë për disa çështje rajonale globale ose më të gjera, siç janë ndryshimet klimatike, ngrohja globale apo migrimi i madh. I avokojnë për ekuilibër dhe një ekuilibër në mes të vizionit të kozmopolitanizmit dhe qëllimeve të larta për avokimin e qytetarëve globale, nga njëra anë, si dhe obligimeve dhe detyrave të përcaktuara me bashkatdhetarët, në përputhje me vendet e tyre, në anën tjetër, “tha Markovic.

Ngjarja në Shën Stefan ka mbkedhur shumë personalitete të famshme. Në mesin e pjesmarrësve është edhe aktori Robert De Niro, drejtoresha e UNESKO-s Irina Bokova, prezantuesi motivues dhe shkrimtari Robin Sharma, ish-presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, gruaja e ish-kryeministri britanik Tony Blair, Cherie Blair, komandanti në pension i forcave të NATO-s për Evropë Wesley K. Clark, dhe shumë të tjerë.

Është paraljmëruar edhe prania e Gaston A. Brown, kryeministrit të Antigua dhe Barbuda, si dhe do të diskutohet rreth ngjarjeve të tmerrshme të uraganit Irma që goditi ishullujt. Në këtë diskutim pritet pjesëmarrja e aktorit Robert De Niro, i cili ndihmon në publikimin e përpjekjeve për të mbledhur fonde për ishujt e prekur të Karaibeve. Paratë e grumbulluara nga nata e ankandit do të jenë për të ndihmuar rindertimin e Antigua dhe Barbuda.

José Manuel Barroso, ish-presidenti i Komisionit Evropian, do të diskutojë për ndryshimin e natyrës së qytetarisë evropiane, ndërsa figurat e famshme dhe muzikantët, duke përfshirë fituesit e çmimit Grammy, Wyclef Jean, Eva, Akon And Afrojack, përmes performancës së tyre do të tregojnë universalitetin e muzikës.

Share Button