Nis festivali i filmit tek Marubi, trajtohet migracioni

Festivali Ndërkombëtar i Filmit për të Drejtat e Njeriut, IHRFFA, nisi mbrëmë edicionin e tij të 11-të në Akademinë e Filmit dhe Multimedias “Marubi”.

Mbrëmja solli një atmosferë të bukur për kinemanë, ku të pranishëm ishin emra të njohur të filmit shqiptar dhe të huaj, përfaqësues nga trupi diplomatik i akredituar në vendin tonë, kryetari i bashkisë së Tiranës, e më gjerë.

Drejtori ekzekutiv i IHRFFA-së, Kujtim Çashku vlerësoi faktin se nga viti në vit audienca e këtij festivali po rritet.

Kryetari në detyrë i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Robert Wilton, foli në hapje të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit për të Drejtat e Njeriut, në cilësinë e kryetarit të bordit të festivalit.

Duke u ndalur te migrimi, tema kryesore e festivalit këtë vit, Wilton tha se ai po e përball Europën me një nga sfidat më të mëdha të kësaj gjenerate.

Festivali nisi me filmin “Zjarr në Det” të regjisorit Gianfranco Rosi, fituesi i çmimit “Ariu i Artë” në Festivalin e sivjetshëm të Berlinit.

Share Button