Nikolla: Do të rrisim me 40% pagat e mësuesve

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, prezantoi  sot para deputetëve programin e qeverisë lidhur me arsimin. Ajo pohoi në fjalën e saj në Kuvend se pagat e mësuesve do të kenë një rritje me 40%.

Nikolla vuri theksin tek fakti se brenda 300 ditëve të para në shkollat kolektive të ketë mësim dixhital, si dhe do të dyfishohet numri i mësuesve. Nikolla nënvizoi se do të punohet specifikisht që grupet e margjinalizuara të mos mbeten për arsim.

“Brenda 100 ditëve do të institucionalizohen këshillat mësimore me mësues dhe prindër. Do të zgjaten orët e mësimit që nxënësit t’i përgatisin mësimet që në shkollë. Do të përqendrohen në një sportel të vetëm të gjitha shërbimet. Mësuesit do të kenë mbështetje maksimale nga qeveria, si dhe do të ofrohet paketa mbështetëse për mësuesit me arritje të mëdha. Pagat do të rriten deri në 40% për mësuesit brenda këtij mandati. Rrjeti i nxënësve ekselentë do të shtrihet në të gjithë vendin, si dhe do të rriten financimet nga shteti për pjesën publike të arsimit. Në 100 ditët e para do të pilotohet projekti për të futur ushqim të shëndetshëm në kantinat shkollore, 20 mijë mësues do të trajtohen, do të kemi forumet online të mësuesve, do të shpallin çdo vit mësuesit më të mirë, rrisim pagat tuaja me 40% në këtë mandat, do të realizojmë anketën kombëtare studentore për çdo universitet, në bashkëpunim me bashkinë e Tiranës do të realizojmë kartën studentore marrjen e shërbimeve me pak shpenzime, do të qartësohen nevojat e tregut të punës për profesionistë e kostot reale të këtij procesi”, theksoi ndër të tjera Nikolla.

Share Button