Nigeri, në një aksident trafiku të paktën 19 të vdekur

Në një aksident trafiku që ka ndodhur në Nigeri, të paktën 19 persona e kanë humbur jetën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Agjencia e lajmeve të Nigerisë (NAN), raporton se në rrugën Kano-Kastina janë përplasur dy autobusë.

Në autobus ndodheshin 34 udhëtarë, prej të cilëve 18 humbën jetën në vendngjarje kurse një në spital, ndërsa 15 pasagjerë u plagosën.

Shkaku i aksidentit është tejkalim i parregullt, ndërsa hetimet janë në vijim e sipër.

Share Button