Nigeri, 250 mijë gra vdesin në vit nga kanceri

Çdo vit 250 mijë gra në shtetin e Afrikës Perëndimore të Nigerisë vdesin për shkak të sëmundjes së kancerit, raporton Anadolu Agency (AA).

Anëtarja e Fondacionit të Kancerit, MadicAid dhe bashkëshortja e guvernatorit të provincës Kebbi, dr. Zainab Bagudu në programin “Largohu nga kanceri”, i organizuar me qëllim të rritjes së vetëdijes kundër kancerit, tha se vetëm 5 për qind e grave me sëmundje të kancerit arrijnë të mbijetojnë.

“Në Nigeri rreth 250 mijë gra vdesin në vit për shkak të sëmundjes së kancerit”, thotë Bagudu.

Ajo tha se kanceri është shndërruar në një epidemi globale. Bagudu thekson se ndikimet e kësaj sëmundjeje në Afrikë janë më të vështira.

Sipas saj, sistemi i shëndetësisë në Nigeri është i mangët dhe nuk ka sistem aktiv për ekzaminimin e kancerit.

Nigeria disponon me pasuri nëntokësore si nafta dhe gazi natyror, por për shkak të dështimit në investimet e sektorit të shëndetësisë, popullata shpesh ballafaqohet me sëmundje epidemike si kolera, malaria, poliomieliti dhe diarreja.

Share Button